TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Mars 2026, 20:53

Kaosi në Iran, Trump bisedë telefonike me Putinin

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi në Iran, Trump bisedë telefonike me Putinin
Trump-Putin

Moska konfirmoi se presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike këtë të hënë.

Kjo është biseda e parë mes dy liderëve pas rreth dy muajsh, por edhe kontakti i parë që prej shpërthimit të luftës me Iranin, një zhvillim që ka rritur tensionet ndërkombëtare dhe shqetësimet për stabilitetin rajonal.

Sipas informacioneve të publikuara nga pala ruse, biseda u përqendrua kryesisht në situatën në Iran dhe në negociatat për një zgjidhje të krizës në Ukrainë.

Kremlini bëri të ditur se gjatë bisedës Vladimir Putin paraqiti një sërë idesh, të cilat sipas Moskës synojnë arritjen e një zgjidhjeje të shpejtë politike dhe diplomatike për konfliktin që lidhet me Iranin.

Detaje të tjera mbi përmbajtjen e diskutimit nuk janë bërë publike, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë për këtë komunikim.

Biseda zhvillohet në një moment tensioni të lartë ndërkombëtar, ku përplasjet në Lindjen e Mesme dhe lufta në Ukrainë mbeten ndër çështjet kryesore në agjendën e sigurisë globale.

putin trump

Lini një Përgjigje