
Sipas Nenit 63 të Ligjit Themelor, Bundestagu tani ka deri në 14 ditë kohë për të zgjedhur një Kancelar Federal me shumicë në votimet e mëtejshme. Gjatë kësaj faze mund të paraqiten edhe kandidatura të reja, dhe vetë Merz mund të kandidojë përsëri.
Për Friedrich Merz dhe koalicionin e SPD-së dhe CDU/CSU kjo është një katastrofë. Kandidati për kancelar federal ka dështuar në raundin e parë të votimit - dhe, ndryshe nga sa pritej, nuk ka marrë sot zyrtarisht detyrën.
Po çfarë e pret më pas udhëheqësin e CDU-së ? Në çdo rast, nuk është plotësisht e qartë. Sepse deri më tani, asnjë kancelar federal nuk ka dështuar në zgjedhjet në Bundestag. Një zgjedhje krejtësisht e re do të ishte gjithashtu teorikisht e mundur.
Në raundin e parë të votimit, Merz mori 310 nga 621 vota të hedhura në një votim të fshehtë, 6 më pak se shumica e kërkuar prej 316.
Fraksionet e koalicionit CDU/CSU dhe SPD së bashku kanë 328 vende në parlament. Megjithatë, për shkak të votimit të fshehtë, nuk është e qartë se kush janë kundërshtarët. Ka spekulime se disa deputetë si nga CDU/CSU ashtu edhe nga SPD votuan kundër Merz.
Megjithatë, aktualisht nuk ka asgjë të sigurt, përsa kohë CDU/CSU dhe SPD theksuan mbështetjen e tyre unanime për Merz si Kancelar.
Bundestagu, ka 14 ditë kohë
Sipas Nenit 63 të Ligjit Themelor, Bundestagu tani ka deri në 14 ditë kohë për të zgjedhur një Kancelar Federal me shumicë në votimet e mëtejshme. Gjatë kësaj faze mund të paraqiten edhe kandidatura të reja, dhe vetë Merz mund të kandidojë përsëri.
Gjatw kwtyre 14 ditwve, mund të ketë çfarëdo numri fletëvotimesh. Gjëja kryesore është që kandidati të sigurojë shumicën e nevojshme. Presidenti Federal duhet më pas të emërojë kandidatin e zgjedhur si Kancelar Federal.

Nëse deri në fund të afatit nuk arrihen zgjedhje me shumicë absolute, do të ketë një votim përfundimtar menjëherë pas 14 ditësh. Këtu një shumicë e thjeshtë është e mjaftueshme për t'u zgjedhur Kancelar Federal.
Eksperti i ligjit zgjedhor Sebastian Roßner (LLR Rechtsanwälte, Këln) tha se “pastaj vendos Presidenti Federal: ai mund të emërojë kandidatin - ose të shpërndajë Bundestagun dhe të thërrasë zgjedhje të reja.”
Çfarë e pret Merzin pas humbjes në Bundestag? Ndihmë nga AfD-ja
Për të mbajtur një raund të dytë votimi, do të nevojitej një shumicë prej dy të tretash, dhe kwtu duhet ndihma e AfD-së , të Gjelbërve dhe të Majtës në parlament. Data më e hershme e mundshme për zgjedhjen e Kancelarit në Bundestag do të ishte ndoshta e premtja. Deri atëherë, qeveria federale e përkohshme nën Olaf Scholz do të mbetet në detyrë.
Ligji Bazë thotë konkretisht: “nëse i nominuari nuk zgjidhet, Bundestagu mund të zgjedhë një Kancelar Federal brenda 14 ditëve nga votimi me më shumë se gjysmën e anëtarëve të tij”. Nëse Merz krijon përshtypjen se mund të ketë më shumë sukses në një raund të dytë votimi sesa në të parin, ai mund të kandidojë përsëri në çdo kohë. Brenda periudhës dyjavore, mund të ketë një numër të pacaktuar raundesh votimi me kandidatë të ndryshëm. Por atyre u duhet gjithashtu një shumicë absolute prej të paktën 316 votash për t’u zgjedhur
Thashetheme të këqija
Në rastin e famshëm të zgjedhjeve për Kryeministër të Schleswig-Holstein në vitin 2005, kandidates Heide Simonis i mungonte 1 votë gjatë 4 raundeve të votimit. Më pas ajo dha dorëheqjen nga mandati i saj.
Një thashethem i keq po qarkullon tashmë në Union: votat e humbura mund të vijnë nga bashkëkryetarja e SPD-së, Saskia Esken dhe disa kolegë të saj tw partisë.
Kjo në hakmarrjeje që ajo nuk u përfshi në kabinetin Merz si ministre… /Përshtati Pamfleti/
Lini një Përgjigje