Bota 9 Mars 2023, 16:57

Kërkoi të mbante fjalim gjatë ndarjes së çmimeve “Oscar”, Akademia refuzon kërkesën e Zelenskyt për të dytin vit radhazi  

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi të mbante fjalim gjatë ndarjes së çmimeve

Akademia e çmimeve Oscar, ka refuzuar për të dytin vit radhazi kërkesën e presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të mbajtur një fjalim gjatë natës gala këtë fundjavë.

Zelenskiy kishte shpresuar të shfaqej në transmetimin televiziv të kësaj të diele pas paraqitjeve të mëparshme kulturore, por kërkesa është refuzuar. Vitin e kaluar, komediani i kthyer në politikan është shfaqur përmes lidhjeve online gjatë ndarjes së çmimeve Grammy dhe Golden Globes dhe brenda festivaleve të filmit si Kana dhe së fundmi në Berlin.

Vitin e kaluar u raportua se producenti ekzekutiv i Oscars, Will Packer kishte shprehur shqetësimin për lejimin e kohës së transmetimit të Zelenskiy pasi të gjithë të prekur nga konflikti janë të bardhë dhe tragjeditë e mëparshme që përfshinin njerëz me ngjyrë nuk kishin marrë të njëjtën vëmendje. Në vend të kësaj, ceremonia përfshinte një moment heshtjeje.

Ndërkohë që Akademia e çmimeve Oscar nuk ka bërë ende një koment lidhur me refuzimin e kërkesës së Zelenskyt.

zelensky oscar