Bota10 Dhjetor 2023, 15:31

Netanyahu ‘tradhton’ SHBA-në, kryeministri izraelit bisedë telefonike me Putinin për konfliktin në Gaza!

Shkruar nga Pamfleti

Netanyahu ‘tradhton’ SHBA-në, kryeministri izraelit bisedë

Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vladimir Putin të dielën e 10 dhjetorit, për herë të parë, as dy muajsh dhe biseda mësohet se ka zgjatur rreth 50 minuta.

Sipas asaj çka u transmetua më vonë, kryeministri izraelit, kritikoi ashpër bashkëpunimin e rrezikshëm midis Rusisë dhe Iranit, ndërsa kritikoi gjithashtu Putinin për fjalët e zyrtarëve rusë kundër Izraelit në Kombet e Bashkuara.

Në të njëjtën kohë, raportohet se Netanyahu shprehu vlerësimin e tij për përpjekjen ruse për të liruar një shtetas izraelit me nënshtetësi rus dhe i kërkoi Putinit të ushtrojë presion mbi Kryqin e Kuq për të siguruar ilaçe për të rrëmbyerit në Gaza.

Biseda e fundit mes të dyve u zhvillua më 16 tetor dhe ndërkohë që kishte nisur operacioni izraelit kundër Hamasit, pas ngjarjeve tragjike të 7 tetorit.

Në atë kohë, Putini e kishte bërë të qartë qëndrimin e Moskës për palestinezin, krijimin e një shteti të pavarur palestinez që do të bashkëjetonte në mënyrë paqësore me Izraelin.

putin netanyahu