
Presidenti kinez ka reaguar për hërë të parë lidhur me luftën mes Izraelit dhe Iranit. Xi Jimping u shpreh i shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme.
Ai tha se Kina ofron mbështetjen kryesore diplomatike dhe ekonomike ndaj Iranit, ndërsa kundërshtoi çdo veprim që shkel sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të vendeve të tjera.
“Konflikti ushtarak nuk është një mënyrë për të zgjidhur problemet dhe se përshkallëzimi i tensioneve rajonale nuk është në interesin e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare”, tha Xi.
Presidenti kinez theksoi se të gjitha palët duhet të punojnë për të t’i dhënë fund konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur. Ai u zotua se Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët për të luajtur një rol në rivendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Lini një Përgjigje