TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Mars 2023, 19:50

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: Nëse Perëndimi nuk do të ishte përfshirë, lufta do të kishte përfunduar me kohë

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: Nëse Perëndimi nuk do të

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka akuzuar Perëndimin për zgjatjen e luftës në Ukrainë, pasi sipas tij pa ndihmën e tyre konflikti do të kishte përfunduar shumë kohë më parë.

Ai tha se një gjë të tillë e pranon edhe vetë Ukraina, e cila i bënë thirrje vazhdimisht Perëndimit ta furnizojë me armë sepse përndryshe do ta humbasin luftë. Lavrov tha se kjo tregon se Perëndimi është pjesëmarrës i drejtpërdrejte në konflikt.

Siç thonë vetë udhëheqësit ukrainas, nëse nuk vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë gjithnjë e më agresive, atëherë ata do ta humbin luftën. Dhe ky është një pranim karakteristik, që do të thotë vetëm një gjë: Perëndimi është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në këtë luftë. Pa të, konflikti do të kishte përfunduar shumë kohë më parë dhe kërcënimet që nga fillimi i grushtit të shtetit në 2014 kanë qenë të varura mbi të gjithë popullsinë rusisht-folëse të vendit të quajtur Ukrainë do të ishin eliminuar”, tha Lavrov.

Ministri rus vazhdoi më tej të akuzonte edhe qeverinë ukrainase të cilën ai e quajti “naziste”, se ishte ndihmuar nga Perëndimi për të shkatërruar gjithçka ruse në territorin e saj. Ai shtoi se Rusia nuk do ta tolerojë më Perëndimin i cili sipas tij me metoda naziste ka shpallur një luftë hibride kundër Federatës Ruse.

Regjimi nazist në Kiev u përdor nga Perëndimi jo vetëm për të shkatërruar gjithçka ruse, e cila ka ekzistuar gjithmonë në Ukrainën moderne, por edhe për të krijuar kërcënime të drejtpërdrejta për sigurinë e Federatës Ruse, duke përfshirë krijimin e bazave ushtarake dhe infrastrukturës tjetër të Aleanca e Atlantikut të Veriut. Ne nuk mund të tolerojmë më vijën e Perëndimit, i cili ka vendosur edhe një herë të zgjedhë teorinë dhe praktikën naziste për të shpallur këtë herë një luftë hibride kundër Federatës Ruse”, shtoi Lavrov.

 

lavrov perëndimi lufta ne ukriane

Lini një Përgjigje