TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Qershor 2026, 16:38

“Kujdes nga mesazhi mashtrues”, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Synojnë t’ju vjedhin të dhënat bankare

Shkruar nga Pamfleti

“Kujdes nga mesazhi mashtrues”, Autoriteti Kombëtar për

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka identifikuar një fushatë mashtrimi përmes mesazheve SMS, të cilat paraqiten si njoftime për gjoba trafiku të papaguara dhe ridrejtojnë përdoruesit drejt faqeve që imitojnë platformën zyrtare e-Albania me qëllim përvetësimin e të dhënave personale, kredencialeve dhe informacioneve bankare.

Autoriteti bën me dije se ka referuar pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, si dhe pranë AKEP-it, domain-et dhe adresat IP të përdorura në këtë aktivitet me qëllim bllokimin e tyre.

Autoriteti apelon për kujdes të shtuar, ndërsa thekson se në rastet kur qytetarët dyshojnë se kanë rënë pre e mashtrimit, duhet të kontaktojnë menjëherë bankën e tyre dhe të raportojnë rastin pranë institucioneve përkatëse.

"Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka identifikuar një fushatë mashtrimi përmes mesazheve SMS, të cilat paraqiten si njoftime për gjoba trafiku të papaguara dhe ridrejtojnë përdoruesit drejt faqeve që imitojnë platformën zyrtare e-Albania, me qëllim përvetësimin e të dhënave personale, kredencialeve dhe informacioneve bankare.

AKSK ka ndërmarrë masat e nevojshme, duke referuar pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, si dhe pranë AKEP-it, domain-et dhe adresat IP të përdorura në këtë aktivitet keqdashës, për marrjen e masave përkatëse të bllokimit. Mesazhet përmbajnë lidhje të dyshimta që synojnë përvetësimin e të dhënave personale, kredencialeve dhe informacioneve bankare.

Për t’u mbrojtur:

Mos klikoni në lidhje të dyshimta.

Mos ndani të dhëna personale apo bankare.

Verifikoni gjithmonë adresën e faqes që po vizitoni.

Përdorni vetëm kanalet zyrtare për të kontrolluar ose kryer pagesa.

Nëse dyshoni se keni rënë pre e këtij mashtrimi, kontaktoni menjëherë bankën tuaj dhe raportoni rastin pranë autoriteteve përkatëse", thuhet në njoftimin e AKSK-së.

Lini një Përgjigje