TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Maj 2023, 16:57

Kundërofensiva ukrainase shkakton valë evakuimesh në zonat e pushtuara nga Rusia

Shkruar nga Pamfleti

Kundërofensiva ukrainase shkakton valë evakuimesh në zonat e

Kundërofensiva e pritshme e Ukrainës ka sjellë një valë evakuimesh. Njerëzit po largohen nga qyteti ukrainas i Khersonit dhe guvernatori i vendosur nga Rusia i rajonit të Zaporizhzhia ka urdhëruar evakuimin e fshatrave afër vijës së frontit përpara një kundërofensive të shumëpritur ukrainase.

Autobusë të vegjël dhe dhjetëra makina u larguan nga Kherson sot përpara një shtetrrethimi 58-orësh pas një vale sulmesh ruse përpara kundërofensive ukrainase. Kherson, të cilin Kievi e ka rimarrë nga Rusia nëntorin e kaluar pas tetë muaj pushtimi ai po bombardohet rregullisht nga përtej lumit Dnipro.

Dy fshatra në pjesën e kontrolluar nga Ukraina të rajonit Kherson u goditën katër herë sot nga bomba të drejtuara ruse, të cilat shkatërruan një ndërtesë, duke plagosur një person, tha administrata rajonale.

Ndërkohë, guvernatori i vendosur nga Rusia i rajonit juglindor Zaporizhzhia ka urdhëruar evakuimin e fshatrave afër vijës së frontit, duke thënë se granatimet ukrainase ishin intensifikuar ditët e fundit.

Një kundërofensivë e pritshme ukrainase ka të ngjarë të ndodhë në rajon, ku forcat ruse mbajnë rreth 80% të territorit.

ukrainë rusia evakuime

Lini një Përgjigje