Skandali Epstein nuk është thjesht edhe një skandal tjetër. Duhet të jetë alarmi global i zgjimit të popujve.
Sa më shumë hapen dokumentet e Epstein-it, këtij pedofili të dënuar që… e “vetëvranë” brenda burgut, aq më shumë hapet edhe “kanalizimi” i planetit. Dhe prej andej del era e rëndë e kalbëzimit të njerëzve që na qeverisin.
Që qeverisin këtë botë. Që të thonë çfarë të bësh dhe si. Që të imponojnë dëshirat e tyre për… të mirën tënde. Të gjithë këta bastardë të njohur, mbeturinat e vërteta që përmes Epstein-it kënaqnin të gjitha orekset e tyre të sëmura, me viktima fëmijë të vegjël. Të gjithë këta miq të Epstein-it që prisnin me durim radhën e tyre për të vizituar ishullin e tij dhe për të kënaqur pasionet e tyre.
Skandali Epstein nuk është thjesht edhe një skandal tjetër. Duhet të jetë alarmi global i zgjimit të popujve. Zëri i ndërgjegjes së të gjithë njerëzve normalë.
Dhe tani që indiciet po shndërrohen në prova, askush më nuk mund të dyshojë për karakterin e atyre që kanë fatet e botës në duart e tyre… Kjo anomali që sundon duhet të marrë fund.
Epstein-i… u shërbente të gjithë “të mëdhenjve” dhe të fuqishmëve të botës. Atyre që vendosin se si do të jetosh, nëse do të jetosh dhe pse do të jetosh. Atyre që luajnë me fatet dhe jetët tona. Që luajnë edhe sot… luftë për të shtuar pasuritë e tyre. Çdo emër dhe çdo fotografi që del në dritë (dhe sigurisht nën kontroll) është një shuplakë në fytyrën e çdo njeriu normal që nuk mund të besojë atë që sheh.
Le të mbarojmë pra me të gjithë këta të sëmurë. Ose të paktën le të rezistojmë. Secili me çfarëdo mënyre që mundet.
Lini një Përgjigje