TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Nëntor 2025, 15:04

Lufta Rusi-Ukrainë, Rubio: Të dyja palët të bien dakord për një paqe të qëndrueshme!

Shkruar nga Pamfleti

Lufta Rusi-Ukrainë, Rubio: Të dyja palët të bien dakord

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se “të dyja palët” në luftën ruso-ukrainase duhet të bien dakord për lëshimet e nevojshme.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë dhe do të vazhdojnë të zhvillojnë një listë idesh të mundshme për t’i dhënë fund kësaj lufte.

Rubio tha se 'kërkohet një shkëmbim i gjerë idesh serioze dhe realiste', për t’i dhënë fund një lufte komplekse dhe vdekjeprurëse si ajo në Ukrainë.

Ai beson se Ukraina dhe Rusia duhet të bien dakord për të arritur një paqe të qëndrueshme.

“Arritja e një paqeje të qëndrueshme do të kërkojë që të dyja palët të bien dakord për lëshime të vështira, por të nevojshme”, u shpreh Rubio.

 

Lini një Përgjigje