Bota28 Mars 2023, 13:41

“Mbështesim dialogun Prishtinë-Beograd”, presidentja greke në Serbi: Qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandryshuar

Shkruar nga Pamfleti

“Mbështesim dialogun Prishtinë-Beograd”, presidentja greke

Presidentja greke, Katerina Sakelaropoulou gjatë një vizite në Serbi deklaroi se qëndrimi i Greqisë për Kosovën mbetet i pandryshuar, duke mos e njohur pavarësinë e saj.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Beograd me homologun serb, Aleksandër Vuçiç, Sakelaropoulou u shpreh se Greqia mbështet dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Plan ky që synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme që do të ruajë stabilitetin në rajon.

Ne mbështesim bisedimet e fundit në lidhje me gjetjen e një zgjidhjeje dhe zbatimin e planit të zbatimit dhe përmirësimin e pozicionit tuaj në Evropë,” theksoi ajo.

Duke folur për integrimin evropian të Serbisë, presidentja greke nënvizoi se Greqia gjithmonë ka menduar se Serbia i përket familjes evropiane.

presidentja greke serbi kosova