Bota28 Mars 2023, 13:29

Kriza e strehimit në Ukrainë, Britania dhe Polonia zotohen të ndërtojnë dy fshatra të përkohshëm

Shkruar nga Pamfleti

Kriza e strehimit në Ukrainë, Britania dhe Polonia zotohen të

Britania e Madhe dhe Polonia kanë vendosur të ndërtojnë dy fshatra të përkohshme në perëndim dhe qendër të Ukrainës, për t’iu ofruar strehim atyre që janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre, si pasojë e luftës në Ukrainë.

Londra ka njoftuar se ka ndarë një fond prej 12.3 milionë dollarësh, i cili do të përdoret për ndërtimin e fshatrave.

Në vitin e kaluar (presidenti rus, Vladimir) Putin, ka vazhduar që të shënjestrojë shtëpitë civile dhe infrastrukturën, dhe populli ukrainas e ka paguar çmimin e rëndë. Ky partneritet i ri Mbretëri e Bashkuar Poloni do të ndihmojë që ukrainasit të kenë dritë, ngrohje dhe shtëpitë që u duhen aq shumë”, tha ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly në një deklarate.

Pothuajse 118.000 ukrainas janë strehuar nga familjet britanike, në kuadër të përgjigjes qeveritare ndaj pushtimit rus në Ukrainë - që ka nisur në shkurt të vitit 2022 - mirëpo disa refugjatë janë duke e pasur shumë të vështirë që të gjejnë shtëpi të përhershme.

Qeveria britanike ka thënë se fshatrat në Lviv, në perëndim të Ukrainës dhe në Poltava në qendër të Ukrainës, do të mund të strehojnë më shumë se 700 njerëz – një përqindje e miliona ukrainasve që janë shpërngulur, apo janë larguar krejtësisht nga shteti.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

ukrainë strehimi poloi-britani