
Vendimi i Gjermanisë për të dërguar tanke të rënda ushtarake në Ukrainë, vlerësohet nga Kremlini zyrtar si “pjesëmarrje e drejtpërdrejtë” në konfliktin me Ukrainën.
“Në Moskë ne e shohim këtë si një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në konflikt”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në lidhje me dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë.
Rikujtojmë se tanket e para Leopard 2 nga Gjermania janë dërguar në Ukrainë, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes. 18 tanke u dorëzuan pas trajnimit të forcave ukrainase në përdorimin e tyre.
Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se ishte i sigurt se tanket mund të luanin një kontribut vendimtar në vijën e parë të luftës.
Sipas raporteve, në Ukrainë kanë mbërritur edhe tanket Challenger 2 nga Britania e Madhe.