TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Prill 2023, 18:38

“Më detyruan të hapja varrin tim”, ukrainasja rrëfen tmerret e luftës para Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Shkruar nga Pamfleti

“Më detyruan të hapja varrin tim”, ukrainasja rrëfen

Një grua ukrainase nga Kherson rrëfeu përballë ligjvënësve të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA të mërkurën, tmerret që përjetoi gjatë pushtimit rus.

Lyubov, 57-vjeçe mbiemri dhe fytyra e së cilës nuk u treguan, jetoi dhe punoi si kontabiliste nën pushtimin rus për më shumë se një vit. Ajo rrëfeu se si u rrah nga ushtarët rus dhe se si u dërgua në dhomën e torturave, për shkak se i gjetën një flamur të Ukrainës brenda në apartamentin në të  cilin ajo jetonte.

"Në janar të këtij viti, ata erdhën për mua, ushtarët rusë hynë me forcë në shtëpinë time, duke pretenduar se po kërkonin armë dhe konfiskuan një hartë të Ukrainës, flamurin e Ukrainës, magnet suvenir me imazhe të Ukrainës dhe një shenjë me fjongo blu dhe të verdhë që simbolizon viktimat e  Luftës së Dytë Botërore. Këto ishin provat e tyre kundër meje", i tha ajo Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve nëpërmjet një përkthyesi.

Ajo më pas u dërgua në atë që ajo e quajti "dhomë torture" dhe u mbajt për pesë ditë, ku u rrah, u detyrua të zhvishej, e prenë me thikë dhe e kërcënuan me përdhunim dhe vrasje.

Edhe mua më nxorën në fushë dhe më rrahën sërish dhe më vunë një pistoletë pranë kokës dhe qëllonin sikur do më ekzekutonin. Gjithashtu më detyroi të hap varrin tim, kamë parë njerëz të tjerë duke u torturuar, i nxirrnin jashtë me qese të zeza plastike në kokë. Unë shqetësohem shumë për ta. Do të doja t'i gjeja një ditë, por nuk jam e sigurt nëse janë ende gjallë", tha ajo.

Lyubov tha se ushtarët e lanë të ikte, por ata thanë se do të kthehen. Kur ajo u kthye në shtëpinë e saj, ajo ishte grabitur dhe i kishin marrë medaljet që i përkisnin babait të saj. Ajo ishte në gjendje të ikte nga Kherson dhe shkoi në Shtetet e Bashkuara për të qenë me vajzën e saj, por shpreson të jetë në gjendje të kthehet në Ukrainë.

"Unë po ju tregoj historinë time, dhe ka njerëz të tjerë që po grabiten, përdhunohen dhe rrahen në ato territore tani. Këto krime të tmerrshme duhet të ndalen", tha ajo.

ukrainë tmerret lufta rrëffimet

Lini një Përgjigje