TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Prill 2026, 17:04

Merz tërhiqet pas kërcënimeve të Trump: Partneritet transatlantik është i veçantë dhe i domosdoshëm!   

Shkruar nga Pamfleti
Merz tërhiqet pas kërcënimeve të Trump:
Kancelari gjerman, Friedrich Merz

Kancelari gjerman, Friedrich Merz është tërhequr nga përplasja me presidentin amerikan Donald Trump, pas deklaratave të këtij të fundit se SHBA-të mund të zvogëlojnë trupat e tyre në Gjermani.  
 
Pasi deklaratat e tij shkaktuan rritim te Donald Trump, Merz ndryshoi kurs duke theksuar rëndësinë e NATO-s dhe partneritetit transatlantik.  
 
“Ky partneritet transatlantik është veçanërisht afër zemrave tona dhe personalisht për mua”, tha Merz duke folur në një bazë ushtarake në Munster. 

Më tej Merz tha se qeveria e tij po kontribuon në përpjekjet për të hapur Ngushticën e Hormuzit, edhe pse Gjermania ka nevojë për këtë rrugë ujore për pjesën më të madhe të furnizimeve të saj me naftë dhe gaz. 
 
“Ne ende kemi furnizime të mjaftueshme me naftë dhe gaz. Relativisht pak nga furnizimi për Evropën kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit. Pjesa më e madhe vjen nga burime të tjera. Megjithatë, mungesat në tregjet globale janë, sigurisht, gjithashtu një sinjal i rëndësishëm për zhvillimet e çmimeve këtu. Prandaj, gjithçka synon, përfshirë përpjekjet e mia, të japë çdo kontribut të mundshëm për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit”, tha Merz në një aktivitet në bashki. 
 
Kujtojmë se Trump e sulmoi ashpër Merzin këtë javë, pasi udhëheqësi gjerman deklaroi se Uashingtoni po “poshtërohet” nga taktikat negociuese të Teheranit.   

merz trump

Lini një Përgjigje