Bota30 Qershor 2023, 16:46

Moska kërkon të rikthejë krizën ushqimore, nuk pranon të rinovojë marrëveshjen e grurit

Shkruar nga Pamfleti

Moska kërkon të rikthejë krizën ushqimore, nuk pranon

Rusia mesa duket ka në plan të shkaktojë një krizë ushqimore sërish këtë verë. Kjo pasi udhëheqja ruse ka vendosur të mos zgjasë marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi.

Marrëveshja siguron që tre porte të Ukrainës mund të vazhdojnë eksportimin e ushqimit pa frikën e bllokadës nga anijet ruse në Detin e Zi, por ajo do të skadojë më 17 korrik dhe Rusia nuk kërkon ta ripërtërijë atë.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se veprimet "e egra" të Perëndimit lidhur me marrëveshjen, e cila u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, nënkuptonte se interesi rus për zgjatjen e marrëveshjes për herë të katërt kishte dështuar.

"Unë nuk shoh se çfarë argumentesh mund të ketë nga ata që dëshirojnë të vazhdojnë nismën e Detit të Zi", tha zoti Lavrov.

Ministri i Jashtëm u përpoq të qetësonte vendet më të varfra të botës, duke thënë se Rusia do të vazhdojë t'u sigurojë atyre ushqim "me shpenzimet tona, pa pagesë".

rusia krizë ushqimore