
Lufta në Ukrainë ka lënë pas krime mizore të cilat po zbulohen dita-ditës. Një ish-ushtar i kompanisë private Wagner, ka rrëfyer se kishte vrarë fëmijë dhe civilë në zonat e aneksuar të Ukrainës.
Azamat Uldarov, një ish i dënuar, e bëri deklaratën e tij në një video-telefonatë me agjencinë ruse të lajmeve RIA-FAN. Ai dhe një tjetër ish i dënuar, Alexey Savichev, dhanë intervista të gjata dhe të rrëmujshme për grupin rus të të drejtave të njeriut Gulagu.net, duke thënë se ata ishin në mesin e dhjetëra mijëra luftëtarëve të Wagner të rekrutuar nga burgjet ruse për të luftuar në Ukrainë.
Duke folur me themeluesin e Gulagu, Vladimir Osechkin , Uldarov tha se ai qëlloi dhe vrau një vajzë të re, duke e quajtur atë "një vendim menaxhimi".
“Nuk më lejuan të lija askënd të gjallë, sepse urdhri im ishte të vrisja çdo gjë që më pengonte”, tha ai, duke vlerësuar se vajza ishte pesë ose gjashtë vjeç.
Në intervistën e tij me RIA-FAN – e cila është e lidhur me liderin e Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, Uldarov tha se ishte i dehur kur dha intervistën dhe pretendoi se Osechkin e kishte shantazhuar.
Por Osechkin i Gulagut pohoi gjithashtu se të dy të intervistuarit, Uldarov dhe Savichev, ishin kërcënuar me vrasje nëse nuk tërhiqnin deklaratat e tyre ndaj tij. Savichev i tha Gulagut se njësia e tij ishte urdhëruar të vriste çdo burrë 15 vjeç e lart.
Lini një Përgjigje