TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Prill 2023, 21:31

Tjetër sulm me armë në SHBA, 4 të vdekur dhe 3 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër sulm me armë në SHBA, 4 të vdekur dhe 3 të

Një tjetër sulm me armë ka ndodhur në SHBA, ku të paktën 4 persona mbetn të vrarë dhe 3 të plagosur pasi një person i armatosur nis të qëllonte me armë në një autostradë në Maine.

Policia tha se një nga të plagosurit po i nënshtrohej një operacioni rreth orës 14:00 dhe se një tjetër ishte në gjendje kritike.

Ngjarja mësohet se ndodhi rreth orës 10:30 të mëngjesit, kur policia iu përgjigj raporteve të automjeteve që goditeshin me armë zjarri ndërsa po udhëtonin drejt jugut në I-295 në Yarmouth, rreth 20 milje nga Bowdoin.

Autori pas sulmit është larguar nga vendngjarja, policia më pas bëri të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e tij.

Ky është rasti i pestë i sulmeve me armë brenda dy javësh. Por pavarësisht këtyre sulmeve amerikanët sërish nuk pranojnë që ligji i armëve të rishikohen.

shba sulm armë

Lini një Përgjigje