Bota31 Mars 2023, 07:54

"Bie" pengesa e parë, Ankaraja miraton pranimin e Finlandës në NATO

Shkruar nga Pamfleti
"Bie" pengesa e parë, Ankaraja miraton pranimin e Finlandës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Parlamenti turk miratoi sot një projektligj që lejon Finlandën të anëtarësohet në NATO. 

Deputetët mbështetën njëzëri pranimin e vendit në aleancë pasi presidenti Erdogan tha publikisht se ishte në favor të anëtarësimit në fillim të marsit. 

Ankaraja ishte e fundit midis 30 anëtarëve të aleancës që ratifikoi anëtarësimin e Finlandës, pasi parlamenti i Hungarisë miratoi një projekt-ligj të ngjashëm në fillim të kësaj jave. 

Miratimi i Turqisë e dërgon Finlandën – e cila ka një kufi 1300 kilometra me Rusinë – vetëm disa hapa teknikë përpara se të bëhet anëtare e bllokut ushtarak. 

Finlanda dhe Suedia aplikoi për t'u bashkuar me aleancën ushtarake transatlantike vitin e kaluar në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. 

Anëtarët e rinj duhet të miratohen nga të gjithë anëtarët e NATO-s dhe procesi ishte penguar nga Turqia dhe Hungaria.

Votimi përmbush “premtimin” e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të lejuar Finlandën në aleancën e mbrojtjes. Turqia ishte anëtari i fundit i NATO-s që miratoi pranimin e Finlandës.

finlandë nato turqia