TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Qershor 2026, 01:04

Ndizet Gjiri/ Dëgjohen shpërthime në Iranin Jugor, Teherani raketa dhe dronë drejt objektivave amerikane

Shkruar nga Pamfleti
Ndizet Gjiri/ Dëgjohen shpërthime në Iranin Jugor, Teherani
Foto ilustruese

Teherani njofton kundërpërgjigje pas sulmeve të SHBA-së, ndërsa Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron se asnjë goditje nuk do të mbetet pa përgjigje.

Irani ka nisur raketa dhe dronë drejt objektivave amerikane në rajon, njoftoi Garda Revolucionare Islamike (IRGC) në orët e para të së mërkurës, në një përshkallëzim të ri të tensioneve me Shtetet e Bashkuara.

Zhvillimi vjen pasi Uashingtoni kreu sulme hakmarrëse kundër objektivave iraniane për rrëzimin e një helikopteri ushtarak Apache.

Ndërkohë, shpërthime janë dëgjuar në qytetin bregdetar Sirik, në Bandar Abbas dhe në ishullin Keshm, pranë Ngushticës së Hormuzit. Mediat iraniane raportuan për disa shpërthime në zonë, ndërsa autoritetet lokale thanë se po verifikojnë natyrën e incidenteve.

Sipas CNN, sulmet e para amerikane kishin në shënjestër sistemet iraniane të mbrojtjes ajrore dhe radarët pranë Ngushticës së Hormuzit. Operacioni nisi gjatë natës sipas kohës lokale iraniane.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se Teherani nuk do të lërë pa përgjigje asnjë sulm amerikan.

Pavarësisht humbjeve në fushën e betejës, SHBA vendosi të testojë vendosmërinë tonë. Forcat tona të armatosura nuk do të lënë pa përgjigje asnjë sulm apo kërcënim”, shkroi ai në platformën X.

Araghchi u bëri gjithashtu thirrje forcave amerikane të largohen nga rajoni.

Largohuni nga rajoni ynë nëse doni të jeni të sigurt”, paralajmëroi ai.

Përplasja vjen pas sulmeve amerikane të kryera si kundërpërgjigje ndaj rrëzimit të një helikopteri Apache nga forcat iraniane në Ngushticën e Hormuzit, incident që ka rritur frikën për një konflikt më të gjerë në rajon.

shba iran lufte

Lini një Përgjigje