Bota10 Dhjetor 2023, 21:49

Në pamundësi për t’i ofruar më shumë para, Biden i ‘dhuron’ Zelenskyt një takim në Shtëpinë e Bardhë!

Shkruar nga Pamfleti

Në pamundësi për t’i ofruar më shumë para, Biden

Presidenti amerikan Joe Biden do të presë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të martën, ndërsa diskutimet mbi një marrëveshje ndihme për Ukrainën mbeten të bllokuara në Kongres.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Zelensky në Uashington që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ai e vizitoi SHBA-në për herë të fundit në shtator.

Vizita e Zelensky vjen në një moment kritik të negociatave të Kongresit për ndihmë urgjente për Ukrainën.  Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se takimi ka për qëllim të theksojë angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur popullin e Ukrainës kundër pushtimit brutal të Rusisë.

Ndërsa Rusia shton sulmet e saj me raketa dhe dron kundër Ukrainës, udhëheqësit do të diskutojnë nevojat urgjente të Ukrainës dhe rëndësinë jetike të mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara në këtë moment kritik”, tha ajo.

biden zelensky