Bota10 Dhjetor 2023, 21:34

Përplasen dy trena në Itali, plagosen 17 persona

Shkruar nga Pamfleti

Përplasen dy trena në Itali, plagosen 17 persona

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Itali, ku dy trena të linjës Bologna-Rimini, janë përplasur në zonën e Ravenna-s.

Sipas informacioneve paraprake 17 persona kanë mbetur të plagosur.

Mediat italiane raportojnë se zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë me ekipe nga Ravenna dhe Forlì.

Ndërsa trafiku i trenave është pezulluar midis Castel Bolognese dhe Forlì, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Sakaq, të gjithë pasagjerët janë larguar nga vendngjarja dhe janë duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Përplasen dy trena në Itali, plagosen 17 personaPërplasen dy trena në Itali, plagosen 17 personaPërplasen dy trena në Itali, plagosen 17 persona

 

dy trena itali 17 persona