Bota10 Dhjetor 2023, 21:42

Bilanc i frikshëm viktimash në Gaza, shkon në 18 mijë numri i të vrarëve nga sulmet izraelite

Shkruar nga Pamfleti

Bilanc i frikshëm viktimash në Gaza, shkon në 18 mijë numri

Ministria e shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamasi pretendon se rreth 18,000 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas pas sulmeve të 7 tetorit.

Kjo është më shumë nga 17,700 që raportoi, pasi regjistroi 297 vdekje dhe më shumë se 550 të plagosur në 24 orët e fundit.

Ministria tha se gjithsej 49,500 ishin plagosur që nga fillimi i luftës, pas vazhdimit të sulmeve ajrore izraelite dhe operacioneve tokësore të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit brenda enklavës.

Numrat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur dhe zyrtarët izraelitë kanë thënë vazhdimisht se besojnë se kjo shifër është shumë më e ulët, duke pretenduar se Hamasi po i fryn vlerësimet e ministrisë.

Pjesa më e madhe e retorikës së zyrtarëve izraelitë është dominuar nga nevoja për të ushtruar presion ushtarak mbi Hamasin në mënyrë që të detyrohet lirimi i pengjeve, në vend që të përdoret diplomacia.

Por nga ana tjetër zëdhënës i krahut të armatosur të Hamasit, Abu Obaida i Brigadave al Qassam tha se Izraeli nuk kishte asnjë shans për të rikthyer asnjë nga pengjet e tij pa i shkëmbyer ata me të burgosur palestinezë. Situata mbetet tepër e agravuar dhe duket shumë larg arritjes së një armëpushimin mes palëve.

gaza hamas