TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Gusht 2025, 16:05

Negociatat me Hamasin drejt dështimit, Witkoff në Tel Aviv: Situata është e ndërlikuar

Shkruar nga Pamfleti

Negociatat me Hamasin drejt dështimit, Witkoff në Tel Aviv: Situata

Një takim i tensionuar është zhvilluar në Tel Aviv mes të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff dhe familjarëve të pengjeve izraelite që mbahen ende nga Hamasi në Rripin e Gazës.

“Do të doja të kisha lajme të mira për ju, por situata është e ndërlikuar. Ka shumë arsye që nuk mund t’i shpjegoj. Hamasi është një organizatë terroriste”, deklaroi Witkoff para familjarëve, duke theksuar vështirësitë e mëdha që po shoqërojnë përpjekjet diplomatike për kthimin e pengjeve.

Sipas Witkoff, negociatat me Hamasin kanë qenë “jashtëzakonisht frustruese”, pasi pala palestineze nuk po mban fjalën e dhënë.

Ai u shpreh se prioriteti aktual i SHBA-së është jo zgjerimi i luftës, por përfundimi i saj, ndërsa shtoi  se përpjekjet diplomatike duhet të përqendrohen në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që garanton lirimin e të gjithë pengjeve dhe sjell një fund të qëndrueshëm të konfliktit.

“Shumica e izraelitëve duan që pengjet të kthehen në shtëpi dhe shumica e popullsisë së Gazës dëshiron të njëjtën gjë, sepse kjo do të hapte rrugën për rehabilitimin e Rripit të Gazës", tha ai.

Takimi, që zgjati rreth tre orë, u përshkrua si i ngarkuar emocionalisht nga Forumi i Familjeve të Pengjeve, ndërsa mediat izraelite raportuan se pjesëmarrësit kërkuan më shumë qartësi dhe vendosmëri në qëndrimin ndërkombëtar ndaj Hamasit.

Lini një Përgjigje