TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Prill 2025, 17:09

Negociatat në Lindjen e Mesme, Katari jep shpresë: Ka përparim në bisedimet për armëpushimin në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

Negociatat në Lindjen e Mesme, Katari jep shpresë: Ka përparim

Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, deklaroi ditën e sotme se përpjekjet për të arritur një armëpushim të ri në Gaza kanë shënuar përparim.

Sheikh Mohammed nuk ka thënë se për cilët elementë të bisedimeve të armëpushimit ka pasur përparim ditët e fundit, por ka shtuar se Hamasi dhe Izraeli mbeten në mosmarrëveshje rreth qëllimit përfundimtar të negociatave.

Ai ka thënë se grupi militant është i gatshëm të kthejë të gjithë pengjet e mbetura izraelitë nëse Izraeli i jep fund luftës në Gaza. Por Izraeli dëshiron që Hamasi të lirojë pengjet e mbetura pa ofruar një vizion të qartë për përfundimin e luftës, sipas tij.

Ne kemi parë të enjten pak përparim në krahasim me takimet e tjera, por duhet të gjejmë një përgjigje për pyetjen përfundimtare: si t’i japim fund kësaj lufte. Kjo është pika kyçe e të gjitha negociatave”, ka thënë Al Thani.

Drejtori i inteligjencës izraelite “Mossad”, David Barnea, ka udhëtuar për në Doha të enjten për t’u takuar me Sheik Mohammedin mes përpjekjeve për të arritur një armëpushim të ri në Gaza, ka raportuar Axios javën e kaluar.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka thënë se bisedimet që zyrtarët turq kanë zhvilluar me Hamasin kishin treguar se grupi do të ishte më i hapur ndaj një marrëveshjeje që shkon përtej një armëpushimi në Gaza dhe synon një zgjidhje të qëndrueshme të krizës me Izraelin, duke përfshirë një zgjidhje me dy shtete.

Lini një Përgjigje