TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Shtator 2025, 15:52

Netanyahu “injoron” Botën dhe premton luftëra të reja: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi vitin e ardhshëm!

Shkruar nga Pamfleti

Netanyahu “injoron” Botën dhe premton luftëra të

Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu duket se e ka lidhur ekzistencën e tij me luftën. Në një kohë kur Izraeli është sot më i izoluar se kurrë në arenën ndërkombëtare, për shkak të luftës në Gaza, Netanyahu premton për luftëra të reja vitin e ardhshëm.

Në një fjalim të mbajtuar gjatë një takimi me Forumin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Netanyahu tha se synimi i radhës është shkatërrimi i boshtit të Iranit si dhe çdo lloj kërcënim që paraqitet në rajon. Një fjalim që paralajmëron më shumë luftë dhe aspak shenja tërheqje nga ana e Netanyahut.

"Jemi të angazhuar në një luftë në të cilën po mbizotërojmë mbi armiqtë tanë dhe duhet të shkatërrojmë boshtin iranian, dhe kemi fuqinë për ta bërë këtë. Kjo është ajo që na pret në vitin e ardhshëm, i cili mund të jetë një vit historik për sigurinë e Izraelit. Dua të përsëris se jemi të vendosur të arrijmë të gjitha objektivat tona të luftës, jo vetëm në Gaza, jo vetëm për të përfunduar eliminimin e Hamasit, për të liruar pengjet tona dhe për të siguruar që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin, por edhe në fronte të tjera, për të hapur mundësi për siguri, për fitore dhe gjithashtu për paqe", tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një takimi me Forumin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Lini një Përgjigje