TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Maj 2025, 21:17

Pluhuri afrikan mbulon Kretën, qielli bëhet portokalli në Heraklion dhe Hania

Shkruar nga Pamfleti

Pluhuri afrikan mbulon Kretën, qielli bëhet portokalli në

Pluhuri afrikan ka krijuar një peizazh të frikshëm në Heraklion dhe Hania të Kretës në Greqi, ku qielli ka marrë ngjyrë portokalli.

Siç shihet edhe në foto, pluhuri ka mbuluar thuajse të gjitha zonat e Kretës. E kombinuar me temperatura të arta, por edhe shi, është krijuar një atmosferë mbytëse për të gjithë banorët.

Mbrojtja Civile e Rajonit të Kretës ka rekomanduar që qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme, veçanërisht personat me probleme të frymëmarrjes ose të zemrës, fëmijët dhe të moshuarit.

Pluhuri afrikan mbulon Kretën, qielli bëhet portokalli në

Meteorologët vlerësojnë se fenomeni do të vazhdojë të paktën deri të dielën në mbrëmje, kur pritet një dobësim i erërave juglindore që kontribuojnë në transportin e pluhurit në Kretë.

Pluhuri afrikan mbulon Kretën, qielli bëhet portokalli në

Lini një Përgjigje