
Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, tha sot në një postim në rrjetin social ‘X’, se paratë nuk mund ta blejnë lumturinë.
“Kushdo që tha ‘paratë nuk mund ta blejnë lumturinë’ e dinte vërtet për çfarë po fliste”, shkroi ai në X, të cilën e bleu për 44 miliardë dollarë në vitin 2022.
Whoever said “money can’t buy happiness” really knew what they were talking about ????
— Elon Musk (@elonmusk) February 5, 2026
Mesazhi, i cili shoqërohej nga një emoji me një shprehje zhgënjimi, mori gati 69 milionë shikime sot. Komentet nën postim varionin nga simpatia te talljet , me disa që e këshillonin Muskun të drejtohej te feja ose bamirësia.
Pasuria e Elon Musk vlerësohet në 668 miliardë dollarë. Në fund të vitit 2025, aksionarët e Teslës, të cilën ai e zotëron, votuan në favor të një plani kompensimi prej 1 trilion dollarësh.
Musk themeloi kompaninë e makinave elektrike Tesla, startup-in e Inteligjencës Artificiale xAI dhe SpaceX, e cila specializohet në sektorin e hapësirës.
Lini një Përgjigje