TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2025, 18:13

“Nuk dinë çfarë dreqin po bëjnë”/ Momenti kur Trump ‘shpërthen’ ndaj Iranit dhe Izraelit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk dinë çfarë dreqin po bëjnë”/ Momenti

Deklarata e presidentit amerikan bëhet virale...

Në një deklaratë të paprecedentë përpara mediave, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, shpërtheu sot në kritika të ashpra ndaj Iranit dhe Izraelit, pas thyerjes së armëpushimit.

Regimi i tij u bë viral, pasi presidenti dukej tepër i inatosur me të dyja shtetet. 

Kemi dy vende që kanë luftuar për kaq kohë dhe nuk e dinë më çfarë dreqin po bëjnë. E kuptoni këtë”, deklaroi Trump me një ton të acaruar para gazetarëve. 

Por zemërimi i Donald Trump ishte frymëzuar më shumë nga veprimet e Izraelit. “Ishte vetëm një raketë që u lëshua pas afatit dhe tani Izraeli po kërkon hakmarrje. Këta njerëz duhet të qetësohen”, u tha reporterëve ai përpara se të nisej për në Holandë për samitin e NATO-s.

Presidenti amerikan shtoi se ka parë të hënën shumë gjëra që e kanë mërzitur. “Nuk më pëlqen faktin që Izraeli ka sulmuar menjëherë pasi arritëm marrëveshjen e armëpushimit”, vijoi ai. 

Lini një Përgjigje