
Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka reaguar menjëherë pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, se takimi i radhës mes tij dhe Vladimir Putinit do të mbahet në Hungari.
Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Orban duartrokiti planet e Trump dhe Putin për t'u takuar në Budapest. Ai e quajti këtë një lajm të shkëlqyer për të gjithë njerëzit paqedashës në botë.
“Takimi i planifikuar midis presidentëve amerikanë dhe rusë është një lajm i shkëlqyer për popujt paqedashës të botës. Ne jemi gati!”, tha ai.
The planned meeting between the American and Russian presidents is great news for the peace-loving people of the world. We are ready!
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) October 16, 2025
Lini një Përgjigje