Mbi 1.700 persona kanë humbur jetën nga dy tërmetet shkatërruese, ndërsa më shumë se 5.000 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve venezueliane...
Një video e publikuar së fundmi tregon momentin kur një ndërtesë shumëkatëshe shembet në Karakas të Venezuelës, ndërsa banorët largohen me vrap për t’i shpëtuar rrezikut gjatë dy tërmeteve me magnitudë 7,2 dhe 7,5, që goditën vendin pasditen e së mërkurës, më 24 qershor.
Sipas njoftimit më të fundit të autoriteteve venezueliane, mbi 1.700 persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 5.034 janë plagosur. Autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave pritet të rritet, pasi më shumë se 40.000 persona raportohen të zhdukur.
Gati pesë ditë pas tërmeteve shkatërruese, ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët vijojnë kërkimet për të mbijetuar në rrënojat e La Guaira, zonës që ishte pranë epiqendrës së lëkundjeve sizmike.
Organizatat humanitare theksojnë se 72 orët e para pas një fatkeqësie natyrore janë vendimtare për shpëtimin e jetëve. Megjithatë, mundësitë për mbijetesë mund të zgjasin edhe më gjatë nëse personat e bllokuar kanë qasje në ujë dhe ushqim.
Komuniteti ndërkombëtar është angazhuar në operacionet e ndihmës. Deri më tani, Venezuela ka marrë ndihma nga 24 vende, përfshirë furnizime, ekipe shpëtimi dhe qen të trajnuar posaçërisht për kërkim nën rrënoja.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje