Bota30 Qershor 2023, 17:19

Paniku që u krijua nga kryengritja e Wagner, Lavrov ironizon Perëndimin: Faleminderit që shqetësoheni për Rusinë

Shkruar nga Pamfleti

Paniku që u krijua nga kryengritja e Wagner, Lavrov ironizon

Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka folur për herë të parë lidhur kryengritjen e grupit Wagner që trazoi Moskën një javë më parë.

Në një konferencë të gjatë për mediat, Lavrov u munuda që të qetësoj qytetarët duke thënë se ata nuk duhet të shqetësoheshin për rebelimin e grupit Wagner, pasi sipas tij Rusia del gjithmonë më e fortë pas çdo vështirësie.

Ai ironizoi gjithashtu edhe shqetësimin që pati Perëndimi gjatë orëve të kryengritjes, për të cilët tha se i falënderon që shqetësohen për interesat kombëtare të Rusisë.

S’ka asnjë arsye që qytetarët rusë të shqetësoheshen pasi Grupi Wagner filloi një rebelim të armatosur javën e kaluar, pasi vendi gjithmonë del më elastik dhe më i fortë pas çdo vështirësie.  Nëse dikush në Perëndim ka ndonjë dyshim, atëherë ky është problemi juaj - faleminderit për shqetësimet tuaja për interesat tona kombëtare, por nuk ka nevojë", tha ai.

wagner lavrov perëndimi