Bota31 Mars 2023, 08:50

Parisi nën flakë deri orët e para të mëngjesit, francezët të revoltuar me Macron

Shkruar nga Pamfleti

Parisi nën flakë deri orët e para të mëngjesit,

Parisi është gjendur pas 10 ditësh protesta  në flakë, për shkak të reformave të pensioneve që po ndërmerr Presidenti francez Emmanuel Macron.  Me mijëra vetë dolën në mbrëmjen e të enjtes, në rrugë, për të protestuar kundër reformës së pensioneve. Demonstruesit i vunë flakën koshave të plehrave dhe 2 makinave të policisë në rrugë, si një mënyrë për të nxitur tensionet por këtë u përballën me një polici më të fortë e të egër, se ditët e tjera.

Forcat zjarrfikëse, bashkë forcat e policisë, kanë qëndruar gjithë natën në gatishmëri, për të ndarë protestuesit por edhe për të shuar zjarret e ndezura prej tyre, teksa prej ditësh punonjësit e bashkisë së Parisit, vazhdojnë punën për të pastruar rrugët e muret e kryeqytetit, të pushtuara nga plehrat por edhe nënshkrimet kundër Macron kudo.

Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, nga përplasjet e forta mes protestuesve e policisë, 2 persona janë në koma. Protesta e radhës kombëtare kundër reformës së pensioneve është thirrur për në 6 prill ndërsa javën e ardhshme kryeministrja franceze ka ftuar për bisedime përfaqësues të sindikatave.

Presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron të rrisë moshën minimale të daljes në pension nga 62 në 64. Kjo e rrit automatikisht edhe kohëzgjatjen e qëndrimit në marrëdhënie pune. Kush ka punuar deri tani 41,5 vjet, sipas projektligjit te ri do të punojë 43 vjet.

Qeveria kërkon të mbyllë me reformën një boshllëk në fondin e pensioneve. Mosmarrëveshja u intensifikua pasi Macron e kaloi projektligjin në Asamblenë Kombëtare pa votim. Një javë më parë, dy mocione mosbesimi ndaj qeverisë dështuan duke bërë që reforma të miratohej. Tani pritet të shqyrtohet nga Këshilli Kushtetues dhe Macron dëshiron që reforma të hyjë në fuqi deri në fund të vitit.

Në Francë, lëvizja protestuese kundër reformës në pension është shndërruar në krizën më të madhe të brendshme të mandatit të dytë në Macronit, teksa për çdo ditë ka përleshje në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera franceze mes policisë dhe protestuesve.

franca macron reforma e pensioneve