
Ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e saj të fundit lidhur me luftën në Ukrainë, ka zbuluar se Rusia po “shfrytëzon shtetas të huaj” si pjesë e përpjekjes së saj të rekrutimit.
Që nga qershori, Rusia u ka bërë thirrje qytetarëve nga vendet fqinje me reklama rekrutimi për njerëz që të luftojnë në Ukrainë. Reklamat në internet janë vërejtur në Armeni dhe Kazakistan.
Gjithashtu thuhet se dhe ndërtuesve emigrantë uzbekë në Mariupol u janë konfiskuar pasaportat pas mbërritjes dhe janë detyruar të bashkohen me ushtrinë ruse.
Sipas të dhënave ka të paktën gjashtë milionë emigrantë nga Azia Qendrore në Rusi "të cilët Kremlini ka të ngjarë t’i shohë si rekrutë të mundshëm".
Që nga nisja e konfliktit në Ukrainë Putin ka pësuar humbje të mëdha në radhët e ushtrisë, gjë që ka detyruar atë të nisë disa fushata rekrutimi shumica prej të cilave me detyrim për mosha të caktuara.
Këto lëvizje detyruan që shumë burra rus të ikin nga vendi i tyre drejt vendeve fqinje me shpresën për ti shpëtuar rekrutimit i cili do ti dërgonte drejt vdekjes së sigurt, në vijën e parë të frontit të keq armatosur dhe pa stërvitjen e duhur.
Lini një Përgjigje