TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Nëntor 2025, 10:36

Pas Indisë, tronditet edhe Pakistani: 12 të vdekur nga shpërthimi një makine

Shkruar nga Pamfleti

Pas Indisë, tronditet edhe Pakistani: 12 të vdekur nga shpërthimi

Pas Indisë ku 13 persona u vranë si pasojë e shpërthimit të një makine, një ngjarje ngjashme ka ndodhur edhe në Pakistan.

Një makinë shpërtheu jashtë një gjykate në Islamabad, duke vrarë 12 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Sipas mediave pakistaneze, viktimat ishin kryesisht kalimtarë ose ata që kishin mbërritur për seanca gjyqësore.

Mediat shtetërore raportuan se shpërthimi, i cili u dëgjua kilometra larg, dëmtoi gjithashtu disa automjete të parkuara jashtë gjykatës, e cila zakonisht është e mbushur me qindra vizitorë që marrin pjesë në seancat dëgjimore.

Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për shpërthimin. Pakistani është përballur me sulme militante dhe një ringjallje të talebanëve pakistanezë.

Lini një Përgjigje