TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Shkurt 2026, 20:23

Pas rrjeteve sociale, Macron propozon ndalimin e videolojërave për të miturit

Shkruar nga Pamfleti
Pas rrjeteve sociale, Macron propozon ndalimin e videolojërave për
Emmanuel Macron


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e vendosjes së kufizimeve për videolojërat me përmbajtje të dhunshme për të miturit, pas vendimit për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga adoleshentët nën moshën 15 vjeç në Francë.

Në një intervistë për media franceze, Macron theksoi se është e nevojshme të miratohen masa të reja rregulluese që lidhen me videolojërat, inteligjencën artificiale dhe algoritmet.

Sipas tij, këto masa synojnë të luftojnë “manipulimin e informacionit” dhe të mbrojnë të rinjtë nga përmbajtjet e dëmshme digjitale.

Presidenti francez u shpreh se disa videolojëra përmbajnë elemente dhune që mund të kenë ndikim negativ te fëmijët dhe adoleshentët. Ai tha se nuk përjashtohet vendosja e ndalimeve konkrete, nëse ekspertët e shëndetit mendor dhe psikiatrit arrijnë në përfundimin se këto masa janë të nevojshme për mirëqenien e të miturve.

Paralelisht, Macron foli edhe për reforma në sistemin arsimor. Ai u shpreh në favor të uljes së orëve mësimore në shkolla dhe rritjes së kohës së pushimit për nxënësit, me qëllim që ata të angazhohen më shumë në aktivitete sportive dhe kulturore.

emmanuel macron

Lini një Përgjigje

Rajoni dhe Bota