Bota28 Maj 2023, 16:50

Pas votimit Erdogan ju shpërndan para fëmijëve, video bëhet virale në rrjet

Shkruar nga Pamfleti

Pas votimit Erdogan ju shpërndan para fëmijëve, video bëhet

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ka përsëritur sot të njëjtin veprim që ka bërë më herët pas tërmetit katastrofik dhe gjithashtu në takimet e tjera që ka pasur me qytetarët gjatë fushatës zgjedhore.

Pasi votoi në shkollën në Stamboll ku kishte emrin në qendrën e votimit, Erdogan nisi të shpërndante para për fëmijët e pranishëm të cilët brohorisnin emrin e tij.

Video e tij duke shpërndarë para fëmijëve po bën xhiro në rrjet, ndërkohë që Turqia pret të mësojë emrin e presidentit të ri.

Kujtojmë se procesi i votimit është mbyllur rreth orës 17:00 me atë lokalen dhe pritet që të nisë procesi i numërimit të votave. Pjesëmarrja mësohet se ka qenë e lartë ku mbi 64 milion qytetarë janë regjistruar për të votuar, 1.9 milion prej të cilëve emigrantë.

erdogan para fëmijëve