TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Korrik 2025, 15:52

Përmbytjet katastrofike në Texas, bashkia thirrje për kujdes: Vijon kërcënimi nga reshjet e dendura të shiut

Shkruar nga Pamfleti

Përmbytjet katastrofike në Texas, bashkia thirrje për kujdes:

Një përmbytje shkatërruese ka goditur qytetet e vogla Kerrville dhe Hunt në Teksas, pasi lumi Guadalupe doli nga shtrati, duke rrëmbyer shtëpi, automjete dhe lagje të tëra. Të paktën 24 persona mbetën të vdekur dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Bashkia e Kerrville bërë një paralajmërim të ri për përmbytje, ndërsa njofton se vijon kërcënimi nga reshjet e dendura dhe përmbytjet në disa pjesë të qarkut.

“Sasi shtesë reshjesh prej 5 deri në 10 cm dhe në raste të izoluara deri në 25 cm janë të mundshme brenda zonës së paralajmërimit për përmbytje”, thuhet në një postim të Bashkisë Kerrville në Facebook, duke cituar Shërbimin Kombëtar të Motit.

Në njoftim thuhet gjithashtu se “nuk dihet me siguri se në cilën zonë saktësisht do të kalojë kjo stuhi”.

Pritet që këto përmbytje të ndodhin deri të shtunën në orën 19:00 CDT (01:00 sipas orës BST).

Kujtojmë se një familje me katër anëtarë raportohet e zhdukur pasi shtëpia e tyre në Kerrville u përmbyt. Një park për rimorkio në zonën e Ingram u përmbyt gjithashtu plotësisht, me banorët ende brenda.

Shumë rrugë janë bërë të pakalueshme, ndërsa uji ka mbuluar edhe zonat e ulëta. Qyteti i Kerrville ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe një qendër grumbullimi për banorët e prekur është ngritur në parkingun e një supermarketi lokal.

Ndërsa ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë më shumë se 2,600 shtëpi pa energji në Kerrville, Center Point dhe Hunt. 

Lini një Përgjigje