TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Maj 2025, 13:59

Përplasja e Trump me Harvard, universiteti ofron kurse falas mbi qeverisjen dhe themelet Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja e Trump me Harvard, universiteti ofron kurse falas mbi qeverisjen

Përplasja mes Presidentit Donald Trump dhe 10 universiteteve, mes të cilave është edhe Harvardi, vijon, teksa numri një i Shtëpisë së Bardhë, ka mbrojtur vendimin e administratës së tij për të bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj.

Një gjykatës federal bllokoi vendimin të premten, ndërsa Universiteti në faqen e tij zyrtare, ka ofruar ndjekjen e kurseve falas mbi çështje specifike, që kanë lidhje me qeverisjen apo themelet kushtetuese.

E gjithë beteja e Harvard me administratën Trump po zhvillohet pikërisht mbi çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e Kushtetutës dhe mënyrën e qeverisjes.

N0ë platformën e tij Truth Social, Trump pretendoi se pothuajse 31 përqind e studentëve që studiojnë në Harvard janë nga vende të huaja - disa prej të cilave nuk janë në marrëdhënie miqësore me SHBA-në - dhe administrata e universitetit nuk është e hapur me detaje mbi këta studentë pavarësisht kërkesave të përsëritura nga administrata e tij.

“Pse nuk po thotë Harvardi se pothuajse 31% e studentëve të tyre janë nga vende të huaja, e megjithatë ato vende, disa prej të cilave aspak miqësore me Shtetet e Bashkuara, nuk paguajnë asgjë për arsimimin e studentëve të tyre dhe as nuk kanë ndërmend ta bëjnë ndonjëherë. Askush nuk na e tha këtë”, shkroi Trump.

"Ne duam të dimë se kush janë ata studentë të huaj, një kërkesë e arsyeshme pasi ne i japim Harvardit miliarda dollarë, por Harvardi nuk është tamam gati. Ne duam emrat dhe vendet nga vijnë. Harvardi ka 52,000,000 dollarë, përdorini dhe mos i kërkoni më Qeverisë Federale të vazhdojë t'ju japë fonde", shtoi ai.

Reagimi i Trump vjen pasi një gjyqtar federal të premten ndaloi përkohësisht masën e administratës Trump për të bllokuar studentët e huaj në Harvard, një politikë e imponuar ndaj institucionit elitar një ditë më parë që vuri në dyshim të ardhmen e mijëra studentëve dhe rrjedhën fitimprurëse të të ardhurave që ata ofrojnë.

Urdhri i së enjtes i miratuar nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem detyroi gjithashtu studentët e huaj aktualë të transferoheshin në shkolla të tjera ose të humbisnin statusin e tyre ligjor, ndërsa kërcënoi të zgjeronte masat e ndëshkimit edhe në kolegje të tjera. Noem akuzoi universitetin për "nxitje të dhunës, antisemitizmit dhe koordinim me Partinë Komuniste Kineze".

Harvard tha se masa e administratës Trump, e cila prek mijëra studentë, ishte e paligjshme dhe përbënte hakmarrje dhe paditi administratën Trump për të "ndaluar veprimin arbitrar, kapriçioz, të paligjshëm dhe jokushtetues të qeverisë".

 

Lini një Përgjigje