Pezeshkian theksoi sot në platformën X se Irani ka një histori të gjatë dhe një qytetërim mijëravjeçar që nuk është zhdukur pavarësisht sfidave të shumta gjatë historisë.
Tensionet dhe operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme vazhdojnë. Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian ka deklaruar se kundërshtarët që besojnë se mund të shkatërrojnë vendin e tij janë nën “iluzione”.
Pezeshkian theksoi sot në platformën X se Irani ka një histori të gjatë dhe një qytetërim mijëravjeçar që nuk është zhdukur pavarësisht sfidave të shumta gjatë historisë.
“Irani është trashëgimtar i një qytetërimi të paktën 6 mijë vjeçar. Përmes sprovave të historisë, asnjë fuqi nuk ka arritur ta zhdukë këtë emër historik”, u shpreh ai.
Më tej, presidenti iranian shtoi se çdo përpjekje për të shkatërruar vendin e tij është e destinuar të dështojë.
“Kushdo që ka iluzionin se mund të shkatërrojë Iranin, nuk di asgjë për historinë. Sulmuesit kanë ardhur dhe janë larguar, ndërsa Irani ka qëndruar”, deklaroi Pezeshkian.
Lini një Përgjigje