TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2025, 21:11

Presidenti iranian shpall fundin e luftës, Netanyahu mburret me 'fitore historike' ndaj Teheranit

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti iranian shpall fundin e luftës, Netanyahu mburret me

Teherani dhe Tel Avivi pretendojnë fitoren në përfundim të një përplasjeje intensive ushtarake, që për pak çoi rajonin në një përshkallëzim të pakthyeshëm. Mes zhurmës së raketave dhe diplomacisë në hije, realiteti i paqes mbetet i brishtë.

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, shpalli fundin zyrtar të asaj që e quajti "lufta 12-ditore" e imponuar nga "provokimet aventuriere të Izraelit". Në një deklaratë për agjencinë shtetërore IRNA, Pezeshkian tha: “Pas rezistencës heroike të kombit tonë të madh, po shohim vendosjen e një armëpushimi dhe përfundimin e kësaj lufte të imponuar”.

Por në Tel Aviv, Kryeministri Benjamin Netanyahu i dha ngjarjes një interpretim krejt tjetër – duke e quajtur konfliktin “një fitore historike” për Izraelin.

U ngritëm si luan dhe ulërima jonë tronditi Teheranin”, deklaroi Netanyahu në paraqitjen e tij të parë pas armëpushimit. “Shkatërruam objektet kritike bërthamore në Araq, Natanz dhe Isfahan. Kjo luftë do të studiohet në të gjitha akademitë ushtarake të botës.”

Ai shtoi se çdo përpjekje e Iranit për të rindërtuar programin bërthamor do të shkatërrohet menjëherë dhe theksoi nevojën për të “përfunduar misionin” kundër asaj që e quajti “boshti i së keqes iraniane”, duke përfshirë kthimin e ushtarëve të rrëmbyer dhe shkatërrimin e Hamasit.

Nga ana tjetër, zyrtarët iranianë këmbëngulin se armëpushimi u kërkua nga SHBA dhe Izraeli, të cilët nuk arritën asnjë nga objektivat e tyre ushtarake, përfshirë shkatërrimin e kapaciteteve bërthamore dhe raketore të Teheranit.

Lini një Përgjigje