Bota13 Maj 2023, 16:16

Presidenti ukrainas tur nëpër Evropë/ Pas Italisë, Zelensky pritet të vizitojë Gjermaninë

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti ukrainas tur nëpër Evropë/ Pas Italisë, Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy do të pritet në Berlin të dielën, pas takimit që pati në Itali ditën e sotme ku takoi presidentin, Sergio Mattarella dhe kryeministren, Giorgia Meloni.

Lajmi u konfirmua nga burimet e qeverisë gjermane për Reuters të shtunën, ndërsa lideri kërkon të sigurojë mbështetjen e aleatëve kryesorë kundër pushtimit të Rusisë.

Zelensky pas takimit me Melonin dhe Mattarellan, pritet të takohet edhe me Papa Françeskun, i cili ka qenë një zë i fuqishëm në mbështetje të paqes në Ukrainë.

Udhëheqësi ukrainas vizitoi për herë të fundit Gjermaninë për Këshillin e Sigurimit të Mynihut në shkurt të vitit të kaluar pak para se të shpërthente lufta. Ndërkohë Berlinin njoftoi të shtunën 2.7 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, paketën e saj më të madhe të tillë që nga pushtimi rus dhe premtoi mbështetje të mëtejshme për Kievin për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Gjermania ka pranuar gjithashtu rreth një milion refugjatë ukrainas.

Christian Moelling, zëvendësdrejtor në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë tha se Zelenskiy ka të ngjarë të dëshirojë të dijë drejtpërdrejt nga kancelari Olaf Scholz se si e sheh përfundimin e luftës.

ukrainë zelensky gjermania