Bota13 Shkurt 2024, 12:22

Pse ndërkombëtarët janë acaruar me Netanyahun?

Shkruar nga Pamfleti

Pse ndërkombëtarët janë acaruar me Netanyahun?

Netanyahu nuk ka asnjë plan konkret për mbrojtjen e civilëve, i cili u zotua se do të vazhdojë sulmet në rrugë tokësore.

Më shumë se një milion palestinezë të strehuar rreth qytetit jugor të Rafahut janë të përgatitur për një ofensivë nga ushtria izraelite dhe nuk kanë asnjë vend për t’u fshehur brenda Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se urdhëruar Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) të zhvillojnë një plan për të evakuuar qytetin dhe shkatërruar katër batalione të Hamasit, i cili pretendon se janë vendosur atje.

Ku është Rafah dhe si është situata atje?

Qyteti i Rafahut ndodhet në jug të Gazës, pikërisht në kufirin me Egjiptin. Izraeli filloi sulmet intensive, pas bombardimeve të para të Hamasit të 7 tetor. Netanyahu njoftoi banorët në Gaza të evakuoheshin në "zona të sigurta" në jug të territorit, me 1.4 milionë palestinezë që mendohet se janë strehuar në Rafah. Por tashmë, agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se shumë njerëz mund të vriten dhe se nuk kanë ku të strehohen.

Pse Izraeli po synon Rafahun?

Analisti ushtarak, Charlie Herbert tha për “Sky News” se pas operacioneve në Gazën veriore, Gazën qendrore dhe Khan Younis, IDF po e kthen vëmendjen te Rafah dhe batalionet e Hamasit që mendohet se janë atje.

"Izraeli kërkon të shkatërrojë ose mposhtë elementët e mbetur të Hamasit dhe do këmbëngulin derisa të realizojnë qëllimin e tyre. Palestinezët e zhvendosur për t’u strehuar në qytet, nuk kanë askund ku të shkojnë. Numri i viktimave do të rritet", tha gjeneralmajor Herbert.

Ai shton se ndërkombëtarët kanë dënuar këtë ofensivë të afërt nga Izraeli dhe nuk ka asnjë ide sesi IDF do përballen me këtë numër të civilëve.

Çfarë thonë liderët dhe politikanët botërorë?

Presidenti amerikan Joe Biden thuhet se është acaruar me dështimin e Netanyahut për të ndryshuar taktikat në Gaza dhe këmbënguljen e tij për të mos arritur armëpushim dhe mosmarrëveshje.

Më shumë se 28,000 njerëz janë vrarë nga forcat izraelite. Ai shprehu shqetësimin e tij se Netanyahu nuk ka asnjë plan konkret për mbrojtjen e civilëve, i cili u zotua se do të vazhdojë sulmet në rrugë tokësore.

Ndërsa Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lord Cameron, tha se Mbretëria e Bashkuar është "shumë e shqetësuar" për situatën në Rafah dhe i ka bërë thirrje Izraelit të "ndalojë dhe të mendojë seriozisht" përpara se të ndërmarrë veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, dy zyrtarë egjiptianë dhe një diplomat perëndimor i shprehën se Egjipti kishte kërcënuar se do të pezullonte traktatin e paqes me Izraelin nëse trupat dërgoheshin në Rafah.

Egjipti ngre shqetësimin e luftimet mund t'i shtyjnë palestinezët në gadishullin e Sinait dhe të detyrojnë mbylljen e rrugës kryesore të furnizimit me ndihmë të Gazës./ Përshtati "Pamfleti", marrë nga "Sky News"