Bota12 Prill 2023, 08:17

Publikohet dokumenti sekret! Serbia “tradhton" Putin, bie dakord të furnizojë me armë Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti
Publikohet dokumenti sekret! Serbia “tradhton" Putin, bie dakord
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiç

Serbia, i vetmi vend në Evropë që ka refuzuar të sanksionojë Rusinë për luftën që ka nisur në Ukrainë, ka rënë dakord të furnizojë me armë Kievin ose i ka dërguar ato tashmë, raporton Reuters. Dokumenti ishte midis dhjetëra dokumenteve të tjera të klasifikuara amerikane të publikuara së fundmi në internet.

I titulluar “Evropa, përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë”, dokumenti në formën e grafikut rendit pozicionet të 38 qeverive evropiane në përgjigje të kërkesave të Ukrainës për ndihmë ushtarake. Grafiku tregoi se Serbia refuzoi të ofronte trajnime për forcat ukrainase por ishte zotuar për furnizime.

Në dokument gjithashtu thuhet se Serbia kishte vullnetin politik dhe aftësinë ushtarake për t’i ofruar armë Ukrainës në të ardhmen. Dokumenti është shënuar me “Sekret” dhe “NOFORN”, duke ndaluar shpërndarjen e tij për shërbimet e huaja të inteligjencës dhe ushtritë.

Dokumenti mban datën 2 mars dhe është stampuar me vulën e zyrës së Shefit të Shtabit të Përbashkët. Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur autenticitetin e dokumentit. Qeveria serbe ka deklaruar neutralitet në luftën e Ukrainës, pavarësisht lidhjeve të thella historike, ekonomike dhe kulturore të vendit me Rusinë.

“Nëse ky dokument është i saktë, ai ose tregon dyfytyrësinë e Vuçiçit ndaj Rusisë ose ai është nën presion të madh nga Uashingtoni për të dorëzuar armë në Ukrainë,” tha Janusz Bugajski, një ekspert i Evropës Lindore me Fondacionin Jamestoën, një institut i politikës së jashtme.

serbia putin