
"Urtë urtë derrkuce”, kështu i është drejtuar Donald Trump një gazetareje të Bloomberg, e cila po i bënte një pyetje në lidhje me rastin Jeffrey Epstein.
“CCN” shkruan se presidenti e ofendoi gazetaren në bordin e Air Force One.
Gazetarja nxitoi që të bënte pyetje në një kohë me disa kolegë të tjerë, por presidenti i irrituar reagoi ashpër duke e sulmuar atë për paraqitjen e jashtme apo “bodyshaming”, siç njihet ndryshe.
Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe komentet drejtuar liderit të Shtëpisë së Bardhë ishin tepër negative.
Lini një Përgjigje