
Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko është shprehur se Rusia nuk dëshiron luftë, por se ishte e detyruar që të vepronte.
Ai shtoi se Moska dëshiron që konflikti në Ukrainë të marrë fund dhe t’i hapet rruga bisedimeve për paqe mes dy vendeve, por problemi mbetet SHBA-ja.
Sipas Lukashenkos zgjidhja në mënyrë paqësore mes Rusisë dhe Ukrainës varet nga veprimet e SHBA-së.
"Unë jam 100% i bindur se rusët priren të duan që ky konflikt të përfundojë. Gjithçka varet nga amerikanët. Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë hapa praktikë drejt paqes dhe do të ketë paqe. Rruga jonë në Ukrainë është një rrugë paqeje dhe miqtë tanë kinezë i përmbahen kësaj rruge", tha Lukashenko në një video mesazh të shpërndarë në telegram.
Lini një Përgjigje