Bota23 Mars 2023, 09:07

Rusia vijon kërcënimet: Rreziku i konfliktit bërthamor është në nivelin më të lartë në dekada!

Shkruar nga Pamfleti
Rusia vijon kërcënimet: Rreziku i konfliktit bërthamor

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov është shprehur se rreziku i një konflikti bërthamor është tani në nivelin më të lartë në dekada, citon agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

"Unë nuk do të doja të kënaqem me një diskutim nëse probabiliteti i një konflikti bërthamor është i lartë sot, por në çdo rast është më i lartë se çdo gjë që kemi parë gjatë dekadave të fundit", tha Ryabkov.

Ryabkov theksoi se Moska nuk po largohet "nga dispozitat kryesore, doktrinore dhe politike". Ai tha se shtetet jo-bërthamore, veçanërisht ato që nuk janë në linjë me Shtetet e Bashkuara, duhet "të thërrasin me zë të lartë politikanët në kryeqytetet perëndimore, përfshirë Uashingtonin, të cilët kanë humbur absolutisht ndjenjën e realitetit".

Muajin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin vendosi të pezullonte pjesëmarrjen e vendit të tij  në traktatin e reduktimit të armëve bërthamore START me SHBA-në gjatë fjalimit të tij të vonuar vjetor për Gjendjen e Kombit në Asamblenë Federale.

rusia putin