TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2025, 17:15

Samiti i NATO-s, Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë

Shkruar nga Pamfleti

Samiti i NATO-s, Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka përmenduar sërish Kosovën dhe Serbinë gjatë fjalimit të tij pas samitit të NATO-s në Hagë.

Teksa ka folur për një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, Trump tha se javët e fundit ka qenë i përfshirë edhe për zgjidhjen e disa konflikteve të tjera, duke folur për Kosovën dhe Serbinë.

“Më telefonoi Putini para disa ditësh dhe më pyeti nëse mund të ndihmoja me Iranin. I thashë jo, por mund të më ndihmojë me Rusinë. Sepse, në javët e fundit kemi punuar me Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë. Mendoj se të premten pritet të vijnë edhe përfaqësuesit e Kongos dhe Ruandës, pasi atje ka pasur një konflikt të ashpër”, tha Trump.

Lini një Përgjigje