TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Dhjetor 2025, 16:23

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme, Vuçiç njofton largimin nga posti i presidentit në fund të vitit 2026

Shkruar nga Pamfleti

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme, Vuçiç njofton

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se vendi do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare në fund të vitit të ardhshëm. Deklarata u bë gjatë një fjalimi drejtuar kombit, ku ai theksoi se fillimisht, brenda pesë deri në gjashtë muajve, do të zhvillohen zgjedhje lokale në disa komuna dhe më pasë do të shkohet në zgjedhje parlamentare.

“Brenda pesë ose gjashtë muajsh do të kemi zgjedhje në një numër komunash dhe më pas pres zgjedhje të parakohshme parlamentare në fund të vitit të ardhshëm”, deklaroi Vuçiç.

Sa i përket së ardhmes së tij politike, Vuçiç ka sqaruar se nuk do të garojë më për postin e presidentit, pasi Kushtetuta e Serbisë nuk e lejon një mandat të ri presidencial. Megjithatë, ai ka lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen të kandidojë për postin e kryeministrit.

Serbia është përfshirë nga protesta të vazhdueshme që prej nëntorit 2024, pas shembjes së një tende në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona. Protestuesit fajësojnë autoritetet për tragjedinë dhe një nga kërkesat kryesore të tyre është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

vucic zgjedhje serbi

Lini një Përgjigje

Rajoni dhe Bota