Bota24 Mars 2023, 21:36

SHBA drejt kaosit? Kërcënohet prokurori që heton Trump, ish-presidenti paralajmëron “vdekje dhe shkatërrim” nëse arrestohet

Shkruar nga Pamfleti

SHBA drejt kaosit? Kërcënohet prokurori që heton Trump,

Retorika luftarake e ish-presidentit dhe thirrjet për protesta kanë ripërtërirë frikën e dhunës politike, më shumë se dy vjet pasi një turmë mbështetësish të Trump sulmuan Kapitolin e SHBA, më 6 janar 2021...

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar "vdekje dhe shkatërrim" nëse ai akuzohet nga prokuroria e Nju Jorkut për ryshfetin e dhënë nga avokati i tij personal, yllit të filmave porno në vitin 2016, për të heshtur për një skandal që mund t’i shkatërronte fushatën presidenciale.

Komenti i Trump herët të premten vjen gati një javë pasi ai pretendoi se do të arrestohej në lidhje me rastin dhe u kërkoi mbështetësve të tij të protestonin.

Çfarë lloj personi mund të akuzojë një person tjetër, në këtë rast një ish-President i Shteteve të Bashkuara, i cili ka marrë më shumë vota se çdo president në histori në detyrë dhe kandidat kryesor (deri tani!) për nominimin e Partisë Republikane, për një krim? Kur dihet nga të gjithë se nuk është kryer asnjë krim dhe dihet gjithashtu se vdekje dhe shkatërrim mund të vijë nga një akuzë kaq e rreme dhe që mund të jetë katastrofik për vendin tonë?”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social” të premten.

Ish-presidenti, i cili kandidon sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, ka qortuar vazhdimisht Prokurorin e Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, i cili drejton hetimin e ndaj tij.

Disa orë më parë, Trump postoi një artikull që shfaqte një imazh të ndarë ku tregonte një foto të ish-presidentit duke mbajtur një shkop bejsbolli në njërën anë dhe një foto të Bragg në anën tjetër.

SHBA drejt kaosit? Kërcënohet prokurori që heton Trump,
Foto e postuar nga ish-presidenti Trump në rrjetin e tij social "truthsocial"

Retorika luftarake e ish-presidentit dhe thirrjet për protesta kanë ripërtërirë frikën e dhunës politike, më shumë se dy vjet pasi një turmë mbështetësish të Trump sulmuan Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021, në përpjekje për të parandaluar certifikimin e fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Ndërkohë “NBC News” raportoi të premten se zyra e Bragg mori një letër në të cilin kishte pluhur të bardhë dhe një mesazh kërcënues ku sipas “NBC” thuhej: “Alvin do të vras!!!!”.

Mediat amerikane cituan më vonë një zëdhënës të zyrës së DA-së të thoshte se letra mor menjëherë dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit përcaktuan se "nuk kishte asnjë substancë të rrezikshme".

Lidhur me këtë kërcënim ka reaguar kongresmeni demokrat, Ted Lieu i cili me anë të një postimi në “Twitter” tha se kush mbështet Trump është pro dhunës dhe kaosit.

Nëse ju ende e mbështesni Donald Trump, ju po mbështesni një individ që ka bërë thirrje për kaos dhe dhunë dhe vazhdon të bëjë thirrje për kaos dhe dhunë”, shkroi kongresmeni demokrat Ted Lieu.

Ndërkohë udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, e quajti gjithashtu retorikën e Trump "të neveritshme".

"Është e rrezikshme, dhe nëse ai vazhdon kështu, ai do të vrasë dikë," u tha Jeffries gazetarëve.

Në një letër drejtuar anëtarëve kryesorë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve të enjten, Bragg, hodhi poshtë akuzat se hetimi është i motivuar politikisht, duke theksuar se ai po ushtron detyrat e tij ligjore si prokuror.

Ndërkohë të hënën, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se ai "nuk ishte në dijeni" për ndonjë kërcënim specifik në lidhje me komentet e Trump.

"Ne po e monitorojmë vazhdimisht këtë siç do të mendonit se duhet, veçanërisht pas asaj që ndodhi më 6 janar," u tha Kirby gazetarëve.

Ndërsa Trump do të mbajë një tubim në Waco, Teksas, të shtunën dhe ngjarja përkon me 30-vjetorin e një përplasjeje të përgjakshme midis zbatimit të ligjit federal dhe Branch Davidians, një kult fetar, që vrau 80 njerëz nga grupi dhe katër agjentë të SHBA.

Incidenti u shndërrua në një ankesë të madhe për grupet anti-qeveritare të ekstremit të djathtë. Fushata e Trump ka hedhur poshtë çdo lidhje midis tubimit dhe përvjetorit të dhunës, duke u thënë mediave amerikane se Waco u zgjodh për shkak të vendndodhjes qendrore në Teksas. Përtej çështjes së Nju Jorkut, Trump po përballet me hetime federale për rolin e tij në sulmin e 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së , si dhe për keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve të klasifikuara.

Shteti i Xhorxhias po kryen gjithashtu një hetim mbi përpjekjet e Trump për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Trump ka mohuar çdo keqbërje në të gjitha rastet, duke i hedhur poshtë ato si të motivuara politikisht./ Përshtati “Pamfleti” nga “Aljazeera”

trump kërcënime akuza